Numri relativisht i madh i rasteve të kancerit

dhe sidomos vdekjet e shpeshta të njerëzve

nga kjo sëmundje, kanë bërë që të krijohet

përshtypja se në Kosovë, po vdesin njerëz

nga kanceri më shumë se sa në vendet e tjera.

Kjo përshtypje mund të përforcohet nëse shikohen statistikat e të prekurve

nga kanceri nga njëri në vit në tjetrin.

Gjatë vitit 2015, në Kosovë kishte pasur rreth 900 raste të kancerit,

kurse gjatë 2016-s, janë regjistruar 1238 raste të pacientëve me kancer.

Megjithatë, doktorët që merren me pacientët me kancer, thonë se këto

shifra nuk tregojnë domosdoshmërisht për ngritjen e numrit të rasteve me kancer,

por më shumë për një lloj vetëdijesimi për kontrolle më të

shpeshta dhe më të hershme nga ata që dyshojnë se mund të kenë kancer.

Po ashtu, doktorë si Skender Baca, Fitim Selimi dhe Arben Bislimi,

kanë thënë për emisionin COSMO të KTV-së, se kanceri nuk shkakton

vdekje më shumë në Kosovë se sa në vendet e tjera dhe se madje numri i

rasteve me kancer në Kosovë është më i vogël se sa në disa vende të

tjera të rajonit siç është Maqedonia.

Facebook Comments