Aktori shqiptar Julian Deda është një ndër aktorët
më të pëlqyer nga publiku, e kjo për shkak të
profesionit të tij, por edhe ironizimit me
gjendjen aktuale gjë që e bën publikun për vete
Juliani së fundmi ka publikuar në rrjetin social Facebook një këshillë për presidentin
e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.
Fjalimet dhe deklaratat e presidentit të sapo zgjedhur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës
siç duket kanë ndikuar tek të gjithë, andaj edhe ideja që Juliani ka për Thaçin
është e ndërlidhur me të.
“Po te isha President i Kosovës, do ndiqja shembullin e Trump për ndërtimin
e murit me Meksikën. Do kisha shembur atë ndyrësirë muri që ndërtuan
serbët në Mitrovicë dhe do ndërtoja një tjetër vet, akoma më të lartë dhe
shumë më të trashë, që të mos ketë byçe serbi të futet. Do e ndërtoja vet
dhe do i detyroja ta paguanin. P.s. Pse jo? Kosova është shtet i pavarur
dhe mund të bëjë gjithçka për të mbrojtur paprekshmërinë e territorit te saj”,
shkroi ai në Facebook.