Kryetari i qytetit të Berlinit, Michael Mueller,

i ka bërë thirrje presidentit amerikan, Donald

Trump, që të mos ndërtoj mur përgjatë kufirit

me Meksikën, dhe në këtë kuadër ia ka përkujtuar

ish-presidentin republikan, Ronald Reagan,

i cili kishte ftuar për shkatërrim të mureve

të ndërtuara gjatë Luftës së Ftohtë.

“Ta keni parasysh paraardhësin tuaj Ronald Reagan. Duhet t’i mbani mend fjalët e tij:

“rrënojeni këtë mur”. Prandaj ju them: zoti president mos e ndërtoni këtë mur”,

tha mbrëmë Michael Mueller.

Berlini ishte i ndarë nga muri famëkeq nga viti 1961 e dei në vitin 1989, që ishte

ndërtuar nga diktatura komuniste në ish-Gjermaninë Lindore, për t’i penguar

shtetasit e vet që të kalojnë në pjesën perëndimore të Berlinit.

Ky ishte një symbol i shtypjes, të cilin Reagan synonte ta ndalte.

“Ne qytetarët e Berlinit e dime më së miri sa sa vuajtje dhe ndarje të kontinentit,

i çimentuar nga telat me gjemba dhe betoni, ka shkaktuar muri”, tha Mueller.

Tash, kur Berlini është bërë simbol i Evropës së lirë, e jo i asaj të ndarë,

“ne thjeshtë nuk duhet të pranojmë që e gjithë kjo përvojë historike e jona,

të eliminohet nga amerikanët, atyre që në masë të madhe

ua kemi borxh lirinë tonë”, tha Mueller.

 

Facebook Comments

Te ngjajshme