Kanë kaluar vite nga bashkëpunimi i tyre i

fundit shumë i suksesshëm, por së

shpejti këngëtarët e njohur Nora Istrefi

dhe Ermal Fejzullahu do të sjellin për

publikun një tjetër duet.

E kontaktuar nga Telegrafi, Nora ka rrëfyer ekskluzivisht detajet e këtij projekti,

për të cilin thotë se ndjehet shumë e kënaqur me realizmin e tij,

“Jemi në përfundim e sipër të këtij bashkëpunimi. Puna ime në këtë këngë ka qenë

shumë energjike dhe me shumë qejf”, është shprehur Nora.

Kënga është realizuar nga producenti i njohur Big Bang Beats,

në studion e Red Box Entertainment.

Ditë më parë kanë përfunduar edhe xhirimet e klipit në Shkup,

të cilat i janë besuar produksionit Entermedia, gjersa Istrefi

shprehet se kjo është pjesa më e vështirë e realizimit të projektit,

por që jep vulën e realizimit të tij,

“Xhirimet janë thuajse gjithmonë puna më e vështirë, duke marrë

parasysh që klipi jep pikën e fundit gjithë projektit. Por, duke punuar

me ekipin tim të preferuar Entermedian, mund të them se jam ndier

e relaksuar”, tha Nora për Telegrafin.

Ndërkohë, kënga e saj e fundit “Majëm” ka qenë një sukses i jashtëzakonshëm gjithashtu.

E pyetur për suksesin që pret nga bashkëpunimi i saj i radhës me Ermalin, këngëtarja u shpreh

“Çdo këngë ka veçantitë e veta, tendenca ime është që gjithmonë të sjell risi.

Kënga e re ka disa elemente të këngëve të vjetra”.

 

Facebook Comments