Ka shpresa të mëdha që Sekretari i ri i Mbrojtjes

së SHBA’së, James Mattis do të jetë faktor

i stabilitetit në administratën e presidentit

Donald Trump, shkruan The Guardian.

Donald Trump gjatë fushatës zgjedhore ka thënë se Mattis nuk luan lojëra.

Ai madje e ka përmendur nofkën e Mattis “Mad Dog”, që përkthyer në shqip

do të thotë “qen i tërbuar”, duke thënë se vetëm një person i fuqishëm mund

të ketë një nofkë të tillë.

Por vetëm një javë në krye të Pentagonit, Mattis për dallim nga shefi

i tij i ri, Donald Trump, doli me deklarata pro NATO’S. Ai ri siguroi

shtetet e Aleancës se SHBA do të vazhdojë politikën e saj pro NATO’s.

Trump deklaroi se NATO është institucion i “plakur”.

Menjëherë pas deklaratave të Trumpit, Mattis bisedoi në telefon me Sekretarin

e Përgjithshëm të NATO’s, duke e siguruar atë për rëndësinë që ka për

SHBA’në që është pjesë e aleancës më të fuqishme ushtarake në botë.

Ai më pas bisedoi edhe me homologen gjermane, Ursula von der Leyen

dhe me homologun francez, Jean-Yves Le Drain, duke iu shprehur atyre

rikonfirmin se dy shtetet janë aleat të rëndësishëm të SHBA’së.

Me të tilla veprime, Mattis thuhet se po dërgon sinjale se ai do të jetë faktor

i stabilitetit në administratën e presidentit Trump, i cili konsiderohet si

person i paparashikueshëm. Ai po shihet si personi i vetëm që mund të

mbajë nën kontroll presidentin Trump.

“Është e qartë që Gjeneralit Mattis i është dhënë një liri e madhe për të

drejtuar Departamentin e Mbrojtjes”, ka thënë gjenerali i pensionuar Jack Keane.

Ai ka shtuar se sekretari Mattis është duke bërë veprime “të cilat cilido sekretar

do t’i bënte, duke u thirrur në detyrat e tij”. Keane thotë se detyrë e Sekretarit

të Mbrojtjes është të flas me homologët e tij dhe t’i sigurojë se kjo administratë

do të vazhdojë mbështetjen për aleatët e saj.

 

Facebook Comments