Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur
sot në takim ministrin e Punëve të Brendshme
të Shqipërisë, Saimir Tahirin, i cili ishte
i shoqëruar nga një delegacion i Komisionit
të Sigurisë Kombëtare, me në krye Spartak Brahon.
Në këtë takim është biseduar për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit
ndërshtetëror, me fokus të posaçëm në fushën e sigurisë.
Presidenti Thaci ka theksuar se bashkëpunimi më i ngushtë mes dy vendeve
shteteve kontribuon në procesin e integrimit të tyre në Bashkimin Evropian.
“U jemi mirënjohës të gjitha institucioneve shtetërore të Shqipërisë, të gjitha
partive politike për mbështetjen që i japin Kosovës në të gjitha fushat”, ka shtuar presidenti.
“Nga ana tjetër, Ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Saimir Tahiri ka thënë
se Shqipëria dhe Kosova kanë avancuar bashkëpunimin e tyre në fushën e sigurisë”
– njofton komunikata për media.
Facebook Comments