Barcelona ka pësuar barazuar me rezultat 1-1 në udhëtmi te Betisi në Estadio Benito Villamarin.

Barcelona vs Betis

Ndeshja u përcoll nga një insistim i vendasve në fillim të ndeshjes, por Barcelona kishte dominimin në posedim.

Pasi pjesa e parë përfundoi pa gola, në pjesën e dytë Barcelona u mundua të gjejë golin.

Në një moment gjatë pjesës së dytë Barcelona e gjeti golin, kur pas një topi të kthyer në shtyllë,

topi hyri brenda por u largua nga lojtari i Betisit.

 

A do të duhej të ishte gol?

Ky gol nuk u pranua nga gjyqtarët, sipas të cilëve topi nuk e kaloi vijën fatale.

Në Spanjë ende nuk ka filluar aplikimi i teknologjisë në vijën fatale të golit dhe kjo Barcelonës duket se i kushtoi me pikë.

Pask minuta më vonë Alex Alegria u gjend mirë pas një korneri (75’), kur edhe realizoi për 1-0 dhe rezultatin përfundimtar të këtij takimi.

Luis Suarez barazoi gjithçka në minutën e fundit të takimit, pas një asistimi të Messit.

Me këtë disfatë Barcelona ka 42 pikë, një pikë më pak se Reali në vendin e parë, por që Los Blancos kanë dy ndeshje më pak të zhvilluara.

https://streamable.com/7zfs0

Facebook Comments

Te ngjajshme