Nëse Gjykata e Apelit konfirmon dënimin prej 37 vjetësh burgim,

Enver Sekiraqa mund t’i kushtojë mbi 364 mijë euro buxhetit të Kosovës.

Mbajtja në burg e Enver Sekriraqës për aq sa është dënuar në shkallën e parë buxhetit

të Republikës së Kosovës do t’i kushtojë mbi 364 mijë euro.

Në një intervistë para disa javësh për emisionin “Jeta në Kosovë”, drejtori i Shërbimit Korrektues

të Kosovës, Sokol Zogaj, kishte nënvizuar se Ministria e Drejtësisë paguan rreth 27 euro

në ditë për trajtimin e një të burgosuri.

I dënuar me 37 vjet burgim për vrasjen e policit Triumf Riza, Enver Sekiraqa do qëndrojë

në burg afërsisht 13,500 ditë.

Nëse llogariten shpenzimet prej 27 eurosh në ditë, atëherë del se Enver Sekiraqa buxhetit

të Kosovës do t’i kushtojë rreth 364 mijë euro.

Pas disa vitesh në arrati Enver Sekiraqa është dënuar nga gjykata e shkallës së parë me 37 vjet burgim.

Pas ankesës, lënda e tij ndodhet në Gjykatën e Apelit.

Keto shifra mund te ndryshojn me vite te tjera  me perparim e standarteve te  jetes ne Kosove.

Facebook Comments