Një foto e postuar nga një faqe humori
‘PosteraDemotivues’, ka krahasuar
emisionin e Ermal Mamaqit me Tirana 2000.
Një pëlqim i kësaj fotoje nga ana e Arbana Osmanit dhe Turjan Hyska,
duket se Mamaqi e ka pritur me humor. Ermali e ka ripostuar foton
në Instagramin e tij duke shkruar kështu: “Mendova se i kisha miq,
ata i kanë bërë like. Ishte ora kur po transmetohej Xing me Ermalin”.
Në komente duket qartë se çdo gjë ka qenë në kuadrin e shakasë,
pasi kolegët kanë qeshur me këtë postim, madje dhe kanë shprehur
përzemërsi ndaj njëri-tjetrit, duke thënë “love you”.
Facebook Comments