Ish-komandanti i Përgjithshëm i FSK’së,

Kadri Kastrati, ka thënë se Forca e Sigurisë

së Kosovës mund të formohet edhe pa

përkrahjen e Listës Serbe.

Ai thotë se FSK ka arritur kapacitetet e veta operacionale

që të jetë forcë e re ushtarake.

Sipas tij, institucionet e Kosovës munden edhe pa përkrahjen e

Listës Serbe që të bëjnë ndërrimin e misionit të FSK’së.

“Qeveria e Kosovës, parlamenti i Republikës së Kosovës mund ta

bëjnë këtë kuptohet në bashkëpunim me partnerët tanë ndërkombëtar

edhe pa e ndryshu Kushtetutën. Le të mbetet emri i Forcës së Sigurisë

por forcës së tanishme i jepet misioni ushtarak nga ai mision dalin detyrat”,

theksoi ai.

Kastrati tha se ShBA ka qenë mbështetëse kryesore e FSK-së, dhe deklarata

e Mattis ka treguar për mbështetjen e vazhdueshme e Shteteve të Bashkuara ndaj Kosovës.

“Amerikanët që nga formimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës

kanë qenë partneri jonë strategjik dhe mbështetësi jonë kryesor

që ka ndihmuar në çdo aspekt duke filluar nga pajisjet, nga trajnimet,

shkollimet që i kanë dhënë për pjesëtarët e FSK’së, që ajo të zhvillohet

e të aftësohet, t’i ngrit kapacitetet e veta operacionale që të jetë

e gatshme që të jetë e gatshme që t’i kryejë të gjitha detyrat”,

tha Kastrati për RTK’në.

Facebook Comments

Te ngjajshme