Sot janë personazhe të njohur publikë.
Kanë marrë drejtime të ndryshme në jetë,
por megjithatë pas 19 vitesh, kanë bërë një
gjest të rrallë që duket se i ka rikthyer emocionet
e një maturanti. Bëhet fjalë për nxënësit
e shkollës së mesme “Sami Frashëri”
në Tiranë, matura 4/6.
Mes tyre janë, ministri i Punëve të brendshme Saimir Tahiri,
dhe këngëtarja Julka Gramo, tashmë edhe prezantuese në radio,
e cila duket se është edhe më e surprizuara nga ky takim i
shumë viteve më vonë
“Koha ikën, ne prap këtu 🙂 Ribashkim klase, 19 vjet me pas
e 4/6 te Sami Frashëri”, – shkruan ministri Tahiri duke shpërndarë
edhe një foto mjaft të vecantë. Ata kanë pozuar në të njëjtën klasë,
para dërrasës së zezë ku kanë edhe një foto kujtim të kohës kur ishin maturantë.
Julka, i ka shprehur edhe më gjatë emocionet e saj…
“Kjo eshte e 4-ta 6 (1994-1998) before and after dhe jo after 4,5 apo
10 vitesh por plot 19 vitesh… Vizita ne shkollen ku kaluam pjese
te rendesishme te jetes sone ishte vertete emocionuese… Degjuam
te binte serish zilja si dikur, u futem brenda ne klase si dikur,
u thirrem ne apel nga regjistri i dikurshem (qe kish mbetur
i mbeshtjelle me letren e bardhe dhe mbante brenda gjithe notat
e mungesat tona) e beme dy ore mesimi si dikur ku mes te tjerash
mesuesja na beri nje ushtrim me integrale te cilin asnjeri nuk
e zgjidhi dot. Mbremja e djeshme ishte nje emocion i papare,
nje feste qe na riktheu edhe nje here neper spektaklet e dikurshme
shkollore… Kisha kaq shume vite qe nuk kendoja gje tjeter vec
kengeve per femijet e mi, por mbreme shoket me bene te
“dilja nga pensioni” e te riperjetoja edhe nje here fillimet e mia ku
gjithcka doja te beja ishte te kendoja… IT ËAS AN AMAZING NIGHT!!!
Faleminderit organizatoreve qe e bene te mundur! Love P.s.
Ju qe jeni gjimnaziste shijojeni kete periudhe sa me teper,
e ju ish gjimnaziste nese ende s’e keni bere nje
ritakim pas vitesh c’prisni ende?”, shkruan Julka.