Meshkujt më shumë e çmojnë inteligjencën
te femrat sesa gjokset e mëdha apo këmbët e gjata,
ka treguar David Bainbridge, profesor në
Universitetin e Cambridge.
Pavarësisht se gjokset e mëdha dhe këmbët e gjata vlerësohen si epitomi
i feminitetit nga kultura perëndimore, kur është fjala për të zgjedhur
nënën e fëmijëve të tyre, meshkujt i kanë në prioritet “trutë” e një femre.
Bainbridge ka treguar se inteligjenca është kualiteti më joshës që meshkujt
e kërkojnë te një partner afagjatë, pasi që kjo karakteristikë tregon
se partneri është i prirë të jetë prind i përgjegjshëm.
Gjithashtu profesori sugjeron se meshkujt shikojnë edhe nëse fëmija
është edukuar nga prindër inteligjentë dhe a është e shëndetshme
– kjo mund të jetë edhe shpjegimi se përse
George Clooney është martuar me Amal Alamuddin.
Facebook Comments