Ishte viti 2010 kur kur këngëtarja Dafina
Zeqiri u shpall fituese në VideoFestin
Muzikor, festival i cili nuk organizohet
tash e tri vite.
Videoklipi i saj “Amaizing girl” arriti të shpallet fitues në kategorinë
“Best All”, gjersa për ta dhënë këtë çmim në fund të mbrëmjes,
në skenën e Teatrit Kombëtar u ngjit ish-kryetari i Prishtinës
në atë kohë, tani kryeministër i Kosovës, Isa Mustafa.
Në momentin që këngëtarja Zeqiri u ngjit në skenë për të
marrë çmimin, të gjithë e mbajnë mend si ajo iu drejtua
Mustafës me fjalët: “Isa je vërtet një amaizing boy,
faleminderit shumë për këtë çmim”.
Kjo pjesë i ka munguar me vite publikut, por tani që
nata finale e Videofestit Muzikor 2010 gjendet në
YouTube, publiku ka mundësinë që ta shikojë edhe
njëherë këtë skenë, e cila kur kujtohet edhe sot,
krijon sërish situata komike.
Për të parë këtë moment, mund të ndiqni
videon nga koha 2:22:30.