Sot, në Malishevë, me homazhe dhe nderime,

janë përkujtuar të rënët e “Masakrës së Malishevës”,

e 30 janarit të vitit 1990.

Në këto homazhe dhe nderime, krahas familjarëve, morën pjesë edhe

nënkryetari i Komunës së Malishevës, Rexhep Mazreku, i shoqëruar

nga drejtorët e drejtorive komunale dhe personalitete e qytetarë të tjerë.

Më 30 janar të vitit 1990, në qendër të Malishevës, gjatë protestave

popullore, për të drejtat e popullit shqiptar në Kosovë, kundër regjimit

serb dhe kundër sistemit të asaj kohe, policia serbe, ka hapur zjarr mbi

popullatën, ku janë vrarë Hysni Mazreku dhe Ali Kryeziu, derisa

dhjetëra të tjerë janë plagosur, torturuar dhe maltretuar, transmeton

Klan Kosova.

Në fjalën e rastit, për këtë ngjarje ka folur nënkryetari i Komunës

së Malishevës, Rexhep Mazreku, i cili, pasi nderoi dëshmorët Kryeziu

e Mazreku, tha se “kjo ishte një prej ngjarjeve më të rëndësishme t

ë asaj kohe, pasi për herë të parë, është shënuar edhe reagimi

institucional ndaj sistemit”.

Komuna e Malishevës, nën drejtimin e Daut Krasniqit (ish kryetar i Komunës),

në mënyrë institucionale, kanë reaguar ndaj vrasjes së qytetarëve të saj,

duke kërkuar përgjegjësi për ngjarjen dhe këtë çështje e kanë ngritur në

institucionet më të larta në ish Jugosllavi, dhe në organet tjera ndërkombëtare.

 

Facebook Comments