Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e

të Drejtave të Veteranëve të Luftës

së UÇK-së, Xhevdet Qeriqi, ka rrëfyer

se si ministri i Punës dhe Mirëqenies

Sociale, Arban Abrashi, ka tentuar ta

korruptojë atë përmes sekretarit të

kësaj ministrie, duke i kërkuar llogarinë,

para se të bëhen ndryshimet ligjore

në ligjin për veteranët.

Qeriqi ka thënë se ka refuzuar kategorikisht këtë ofertë, duke

thënë se që nga ajo kohë ai më nuk është ftuar në takime nga

ministri Abrashi, raporton Tribuna Channel.

“Me siguri ato kanë shkuar me plan që të më përkrahin fianciarisht,

e më pas të fillojnë me këto ndryshime ligjore, sepse patën premtuar

disa herë edhe kryeministri, edhe ministri, që do të jem pjesë

e këtyre ndryshimeve. Sepse, kemi qenë për ndryshime,

por pozitive, e jo negative”, ka thënë Qeriqi.

“Me siguri e kanë menduar që më herët të më shpërblejnë,

e më pas të merremi me këto ndryshime. Unë asnjëherë nuk

pranoj për një qëllimin tim personal që t’i dëmtoj veteranët

e luftës së UÇK’së”, ka theksuar Qeriqi.

 

Facebook Comments