Milovan Drecun, Kryetari i Komisionit Parlamentar

për Kosovën, ka thënë se ndihet i frikësuar pasi

SHBA-të do i kërkojnë Serbisë të njohë Kosovën.

Ai është shprehur i shqetësuar edhe nga deklarata e Sekretarit amerikan të Mbrojtjes,

James Mathis, i cili tha se tema e njohjes së Kosovës do të shtrohet para

anëtarësimit të Serbisë në BE.

“A do të thotë kjo se SHBA-të kanë hequr dorë nga qëndrimi për të mos

ushtruar presion dhe për të mos kërkuar njohjen e Kosovës nga Serbia?

Nëse ka pasur një zhvillim të tillë, atëherë ky është trend negativ për Serbinë”,

ka deklaruar Drecun, shkruan “Tanjug”.

 

Facebook Comments