Trump dhe Putin:

Kremlini ka thënë sot se është akoma herët

të flitet për mundësinë e arritjes së ndonjë

marrëveshjeje me Shtetet e Bashkuara të

Amerikës lidhur me sanksionet ndaj Rusisë,

por presidenti rus, Vladimir Putin dhe ai

amerikan, Donald Trump, mund të takohen

para takimit të G20, që do të mbahet në

korrik, raporton Reuters.

Trumpi dhe Putini kanë biseduar në telefon të shtunën. Zëdhënësi i Kremlinit,

Dmitry Peskov u ka thënë gazetarëve se dy liberët kanë pasur një bisedë të  mirë.

“Por është e vështirë të thuhet për mundësinë e çfarëdo marrëveshjeje mbi sanksionet”,

ka thënë Peskov.

“Si fillim, ne duhet të përcaktojmë datën dhe kohën e takimit në mes të dy

presidentëve. Tashmë është duke u punuar për këtë çështje”, ka thënë Peskov

, duke shtuar se takimi Trump-Putin, mund të zhvillohet para samitit të G20,

i cili është paraparë të mbahet në Hamburg më 7 dhe 8 korrik.

 

Facebook Comments