Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump,

ka shkruar në Twitter se deklaratat e senatorëve

republikanë John McCain dhe Lindsey

Graham janë të gabuara.

Siç ka shkruar Trump-i, ata të dy janë treguar të dobët në reagimin

e tyre për imigrimin.

“Senatorët duhet të përqendrojnë energjitë e tyre në Shtetin Islamik,

emigrimin e paligjshëm dhe sigurinë e kufijve në vend se gjithnjë

të shikojnë të fillojë lufta e tretë botërore”, ka shkruar Trump.

Dy senatorët amerikanë kanë shfaqur frikën më herët se urdhri

i presidentit Trump që të ndalojë hyrjen e refugjatëve nga shtatë

shtete myslimane mund të rrisë më shumë rekrutimin

e terroristëve sesa që të përmirësojë sigurinë e SHBA-ve.

 

Facebook Comments

Te ngjajshme