Këngëtarja Anxhelina Hadërgjonaj është shumë
e pëlqyer dhe e ndjekur nga publiku në rrjetet sociale.
Zhvillimet e fundit në rrjetin social Instagram,
po ua mundësojnë përdoruesve lidhjen direkte me ndjekësit e tyre,
gjë që po u hyn në shërbim më së shumti personazheve
të njohura, për tu lidhur me fansat e tyre drejpërsëdrejti.
Një gjë të tillë e ka bërë së fundmi këngëtarja Anxhelina
Hadërgjonaj, e cila gjatë ditës së sotme ka realizuar një
lidhje direkte me ndjekësit e saj, të cilët shumë prej tyre
i dhuruan komplimente, teksa disa prej tyre shtronin edhe pyetje.
Por, një nga pyetjet e një prej fansave duket ta ketë vënë
pak në siklet këngëtaren Hadërgjonaj, pasi lidhej me privatësinë e saj.
“A është e vërtetë se i dashuri yt të ka tradhëtuar me
Angela Martinin?”, ishte pyetja që një fanse i kishte
drejtuar asaj, gjersa kjo e fundit ka nguruar të përgjigjjet.
Dihet që tash e një kohë, Anxhelina është ‘single’
pas një lidhje shumëvjeçare me ish-të dashurin e saj,
ndërkohë asnjëherë nuk janë bërë të ditur arsyet e ndarjes së tyre.