Këngëtarja Dhurata Ahmetaj aktualisht është
në përgatitje të një projekti të ri, i cili është pasues i
disa projekteve të suksesshme që këngëtarja
publikoi gjatë vitit 2016.
Ajo është mjaft aktive edhe në rrjetet sociale, ku ndan herë
pas here me fansat imazhe nga jeta e saj e përditshme.
Së fundmi, këngëtarja ka publikuar një fotografi në InstaStory,
ku ka treguar se ka dëgjuar një këngë të njohur të Armend Regjepagiqit.
“Shkel” ishte kënga të cilët Dhurata po e dëgjonte, e që
në fakt po i ‘godiste’ në vesh, pasi sipas saj, aso kohe kur
u publikua kjo këngë bëhej muzikë e vërtetë.
“Kur kënga ishte këngë, e teksti ishte tekst”, shkruan
Dhurata në mbishkrimin e fotografisë, duke reflektuar
kështu mbi situatën aktuale, ku muzika dhe prodhimet
e reja të artistëve janë shumë afatshkurtër, dhe nuk
‘ngecin’ në veshin e dëgjuesit për një kohë të
konsiderueshme, njashtu si hitet e mëparshme.