‘Goditjet’ e bukuroshes Afrona Dika
në rrjete sociale përmes mesazhe që
përçon në postime janë mjaft të
shpeshta dhe gati asnjëherë nuk
ndodhin rastësisht.
Modelja kujdeset që gjithmonë ato që poston të kenë një mesazh
që lidhet me ngjarjet në jetën e saj.
Kështu kishte vepruar disa muaj më parë kur kishte pasur një
krizë me Bleron e në të njejtën mënyrë po vepron sërish.
Afrona ka nisur të postojë thënie mbi dashurinë,
lidhjen dhe rolin e meshkujve në të.
Madje, në postimin e fundit ajo duket se ka pasur këshilla për gjininë
e kundërt në një lidhje duke ngritur pikëpyetje se a lidhet një
gjë e tillë me ndonjë zhvillim të mundshëm në jetën e saj.
Më poshtë shkrimi i plotë i bukuroshës Dika:
”Kur një njeri mund të dëgjoj për ndjenjat e një gruaje pa
u zemëruar dhe frustruar, ai i jep një dhuratë të mrekullueshme
të saj. Ai e bën të sigurt për të që të shprehë veten.
Sa më shumë që ajo është në gjendje për të shprehur veten,
aq më shumë ajo e ndjen se po e dëgjon dhe e kupton, dhe
ajo më shumë është në gjendje që ti jep një njeri dashurinë e
besuar, pranimin, vlerësimin, admirim, miratim,
dhe inkurajimin që ai ka nevojë”.