Zyra e ish-presidenti amerikan,
Barack Obama, të hënën ka lëshuar
një deklaratë në mbështetje të protestave
që kanë pushtuar Amerikën, dhe ka
dalë kundër diskriminimit ndaj individëve
për shkak të besimit apo religjionit të tyre,
duke thënë se
“vlerat amerikane janë në rrezik”.
Kevin Lewis, zëdhënës i Obamas post-presidencës,
ka thënë se Obama
“është prekur nga niveli i angazhimit që po ndodh në
komunitete nëpër tërë vendin”, raporton “Politico”.
“Qytetarë që ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese për t’u
mbledh, për t’u organizuar dhe për ta ngritur zërin përmes
zyrtarëve të tyre të zgjedhur është ajo që presim të shohim
kur vlerat tona amerikane janë në rrezik”, ka thënë Lewis në
emër të Obamas, transmeton Koha.net.
Lewis theksoi komentet e kaluara të Obamas kundër ndalesës
ndaj myslimanëve, por foli vetëm në mënyrë indirekte
për urdhrin ekzekutiv të Trumpit.
“Duke iu referuar krahasimeve ndaj vendimeve të presidentit
Obama në politikën e jashtme, siç kemi dëgjuar më parë,
presidenti në thelb nuk pajtohet me nocionin e diskriminimit
kundër individëve për shkak të besimit apo religjionit të tyre”,
tha Lewis.
Kjo është deklarata e parë e Obamas që kur është larguar
nga Shtëpia e Bardhë