Shtatë nxënës të gjimnazit “Shaban Hashani”,

nga komuna e Ferizajt në këto momente

janë duke marrë terapi në emergjencën

e këtij qyteti si pasojë e bllokimit të

organeve të frymëmarrjes nga një sprej

që një person i cili dyshohet të jetë

nxënës i kësaj shkolle ka hedhur në klasë.

Personi i dyshuar për hedhjen e sprejit ende nuk është

arrestuar nga ana e policisë së Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Express, Agim Gashi,

zëdhënës i policisë në këtë komunë.

“…7 nxënës të këtij gjimnazi kanë marrë irritomë në organet

e frymëmarrjes si pasojë e hedhjes së një spreji.

Personi i dyshuar ende nuk është arrestuar”, ka thënë Gashi.
Sipas tij të gjithë nxënësit janë jashtë rrezikut për jetën

 

Facebook Comments