Urdhri i presidentit amerikan, Donald Trump, për t’ua ndaluar përkohësisht hyrjen në SHBA, qytetarëve nga shtatë vendet me shumicë myslimane,
nuk është pritur mirë nga shqiptarët që jetojnë në Amerikë.
Por, me gjithë drojën se lista e shteteve të cilave mund t’u vihen kufizime mund të zgjerohet, tek ta mbizotëron bindja se
shqiptarët e kanë një vend të veçantë në SHBA.

Këtë e thotë imami i Qendrës Kulturore Islamike Shqiptare në Staten Island në New York, Tahir Kukaj.

Kukaj s’e fsheh brengën që ndjenja e urrejtjes ndaj Islamit dhe komunitetit myslimanë  është bërë dukuri në Perëndim. Mirëpo,

sipas tij, e gjithë kjo urrejtje ka shpërfaq edhe diçka pozitive në shoqërinë amerikane- atë të përkrahjes së komunitetit mysliman.

Imami Kukaj, thotë se SHBA  është vend që udhëhiqet nga institucionet e jo nga dëshirat e liderëve. Ai rrëfen edhe për sulmin

që kishte përjetuar vitin e kaluar si pasoj e urrejtjes së krijuar gjatë fushatës anti -islame që drejtohet nga disa qarqe në Perëndim.

AktivPress: Presidenti i ri amerikan, Donald Trump ditë më parë urdhëroj ndaljen e pakufizuar të hyrjes së refugjatëve sirianë

në Shtetet e Bashkuara dhe pezullimin e vizitave nga disa vende myslimane. Pavarësisht se në grupin e këtyre vendeve nuk

është Kosova dhe Shqipëria, a mund të na thoni se si po interpretohet një urdhër i tillë nga komuniteti shqiptarë në SHBA?

Kukaj:

Komuniteti shqiptarë nuk është i prekur nga një urdhër i tillë i presidentit Trump.  Mua më brengos fakti që ndjenja

e urrejtjes ndaj Islamit dhe komunitetit myslimanë  është bërë dukuri në Perëndim , por me këtë ka dalë në pah edhe një gjë

pozitive në shoqërinë  amerikane- turma të mëdha të amerikanëve dalin publikisht në protesta ku shprehin përkrahjen e

tyre ndaj komunitetit mysliman- amerikan.

AktivPress: A ekziston droja tek shqiptarët mysliman se urdhri për ndalesa një ditë mund t’i kap edhe ata?

Kukaj: Çfarë do të ndodh në të ardhmen nuk dihet por ekziston droja se lista e vendeve të ndaluara mund të  shtrihet dhe

të përfshijë edhe vende tjera, sidomos kur dëgjohen deklaratat e zyrtarëve në administratë, se lista mund te shtrihet për

të përfshirë edhe vendet e tjera!

AktivPress: Ditëve të fundit ka pasur apele nga shqiptarët që jetojnë në SHBA, që bashkëkombësit që jetojnë atje mos ta

lëshojnë Amerikën së paku për disa muaj vijues. Janë të nevojshme sipas jush këto apele?

Kukaj:

SHBA është vend i institucioneve dhe  udhëhiqet  nga institucionet e jo nga dëshirat e liderëve. Droja është aktuale

por realiteti është se shqiptarët amerikan kanë një vend të veçantë në SHBA!

AktivPress: Vitin e kaluar keni qenë i atakuar nga një sulmues i cili ka hyrë brenda në Qendrën Kulturore Islamike Shqiptare,

a mund të na thoni se cili ka qenë reagimi i komunitetit që jeton në Staten Island pas këtij sulmi?

Kukaj: Sulmi ndaj meje ishte rezultat i frymës se urrejtjes gjatë fushatës anti -islame që drejtohet nga disa qarqe në Perëndim,

por edhe si rezultat i vrasjeve në Lindjen e Mesme! Unë e kuptoj shqetësimin e atyre që kanë ndaj myslimaneve dhe Islamit

kur të kesh parasysh se çka po ndodhë në Lindjen e Mesme! Ideja e vrasjeve në një formë është e lidhur me imazhin e

myslimanëve dhe fesë së tyre!!!

AktivPress: A është në vullnetin e amerikanëve që të ndërtojnë mure me besimtarët mysliman?

Kukaj:

Qytetarët amerikan janë shprehur shumë përkrahës ndaj myslimanëve dhe e kanë vërtetuar këtë me protestat

dhe tubimet në mbështetje të myslimaneve amerikan dhe fesë islame! Vetëdija e qytetareve amerikan është  për çdo lëvdatë,

dhe kjo e vërteton atë se ky vend nuk është  rastësisht vendi që e udhëheq botën e civilizuar!

AktivPress: Ju jetoni qe një kohë të gjatë në SHBA dhe shpesh shiheni nëpër aktivitete të organizuara nga komunitetet

hebraike e të krishtera, por tash, pas urdhrit të presidentit Trump, a druani se do të lëndohet raporti që e keni ndërtuar

prej vitesh?

Kukaj:  Aktivitetet ndërfetare janë një dukuri e shëndosh në shoqërinë amerikane. Rraste të tilla kanë nxitur dialogun dhe

bashkëpunimin në mes komuniteteve ndërfetare në SHBA.

Facebook Comments