Këshilli për organizimin e protestës

për lirimin e Ramush Haradinaj,

ka bërë të ditur se do të organizojnë

protestë për të shprehur kundërshtimin

e ndalimit të Haradinajt në Francë

Protesta është lajmëruar se do të mbahet në Bruksel më 4 shkurt.

“Më 4 shkurt bëhen një muaj që kur autoritetet e Republikës

së Francës ndaluan z. Ramush Haradinajt mbi bazën e një

fletë-arresti të konstruktuar nga regjimi terrorist i Serbisë.

Mbajtja e kushtëzuar e tij të qëndrojë në Francë është sinjal

se PADREJTËSIA TROKET NË DYERT E KOSOVËS”,

shkruan në komunikatën për media.

Këshilli për organizimin e protestës për lirimin e Ramush Haradinaj

fton të gjithë shqiptarët që ndodhen në Evropën Perëndimore

që në një njëmujorin e kësaj padrejtësie të marrin pjesë në protestë.

“Ftojmë të gjitha strukturat e organizatave politike, shoqatave,

klubeve dhe formave tjera të organizuara të shqiptarëve në

Evropën Perëndimore që të bashkuar të kërkojmë që

autoritetet e drejtësisë franceze dhe të shteteve tjera

demokratike të mos veprojnë sipas urdhrave politik

të regjimit të Beogradit”, thotë Këshilli.

Protesta do të mbahet në këtë adresë në Bruksel

“Place Schuman” në ora 14:00.

 

Facebook Comments