Fillimisht Brukseli në një njoftim për

media ka bërë me dije se ka ftuar vetëm

kryeministrat Mustafa dhe Vucic për

të vazhduar bisedimet. Por sonte atje,

sipas Maja Kocijancic, do të shkojnë

edhe Presidentët Thaçi dhe Nikolic

për të vazhduar dialogun e nisur

javën që shkoi.

Presidenti Hashim Thaçi bashkë me Kryeministrin Isa Mustafa,

me homologët e tyre serbë Tomislav Nikoliçin presidentin

e Serbisë dhe kryeministrin Aleksandar Vuçiq,

do të takohen në Bruksel në ora 21:00.

Takimi bilateral, do të ndërmjetësohet nga Federica

Mogherini, Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit

Europian për Siguri dhe Politikë të Jashtme.

Kujtojmë se dialogu Prishtinë-Beograd që zhvillohet

në Bruksel si dhe për herë të parë u mbajt edhe në

nivel presidentësh. Nga delegacioni i Kosovës heren

e parë mori pjesë presidenti Hashim Thaçi dhe

kryeministri Isa Mustafa, kurse nga ai serb,

kryeministri Aleksandar Vuçic dhe presidenti Tomislav Nikolic.

 

Facebook Comments

Te ngjajshme