Kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovën

në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun,

ka thënë për RTS se mosdhënja e

deklaratave pas dialogut në Bruksel,

i cili u mbajt në nivelin më të lartë,

është vendim i arsyeshëm.

I ftuar në RTS, Milovan Drecun tha se mesazhi më i rëndësishëm

që u dërgua ishte për të stabilizuar situatën dhe për të zgjidhur

problemet në mënyrë paqësore. Takimi trepalësh, në të cilën

u takuan përfaqësuesit e Kosovës dhe të Serbisë, nuk ka kaluar

as gjysmë ore, ndërsa Drecun shpjegoi se takimet nuk do

të zgjasin shumë meqë do të jenë takime të shpeshta

në kontinuitet, raporton B92.

“Unë mendoj se ne do të kemi takime të vazhdueshme

dhe se ato nuk do të zgjasin aq gjatë sa kur është arritur

marrëveshja e Brukselit. Bisedohet për çështje konkrete,

të dyja palët kanë qenë konstruktive, nuk kishte çështje

që Prishtina është duke u përpjekur që t’a imponojë,

e kjo është shpallja e pavarësisë”, ka thënë Drecun.

Duke folur për “spekulimet” se Hashim Thaçi dhe

Isa Mustafa shkojnë në Bruksel me një letër me të

cilën do të kërkojnë që Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës,

Drecun tha se kjo nuk ishte reale dhe se as që duhet të diskutohet.

“Ata kanë mund që Mogherinit t’i shfaqin disa nga

mendimet e tyre dhe që të dilet nga korniza e statusit

neutral dhe statusit të Kosovës, por nëse ajo do t’a

përcillte, ajo do të refuzohej. Përpjekja e Prishtinës

për të detyruar Beogradin që të tërhiqet nga procesi

i formimit të BKS’së do të bllokonte edhe marrëdhëniet”,

ka thënë Drecun.

“Është bisedaur për çështje konkrete, të cilat

mund të rrezikojnë stabilitetin, për situatën në veri

të Kosovës, gjyqësorin, engergjetikën, ku gjërat kanë

përparuar”, ka thënë Drecun.

“Ka mundësi të marrëveshjes për Bashkësinë e Komunave Serbe,

për të biseduar se si të realizohet BKS”, shtoi Drecun.

 

Facebook Comments