Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri,

ka treguar kohën se kur do të rrënohet muri ilegal

i ndërtuar në fund të vitit të kaluar në pjesën veriore

të Mitrovicës, afër urës së Ibrit.

Bahtiri, siç raporton KTV, ka thënë se muri do të rrënohet gjatë ditës së nesërme,

më së largu deri në orën 12 të mesditës.

“Muri do të rrënohet nesër pak para orës 12”, ka thënë Bahtiri.

Ndërkaq, sipas vendimit që u mor sot në KK të Mitrovicës së Veriut, muri do

të rrënohet ndërsa do të vendoset pengesa tjera rreth 2 metra larg murit aktual,

e të cilat, sipas kreut të Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq, do të jenë shtylla

zhytëse që do të komandohen në distancë.

 

Facebook Comments

Te ngjajshme