Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj përmes një postimi

në Facebook ka falënderuar qytetarët për mbështetjen që

i kanë dhënë, ndërsa iu ka thënë se së shpejti do të jenë

bashkë. Shumë protesta janë organizuar kundër a

rrestimit të ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush

Haradinaj, i cili po mbahet në Francë pas një

urdhërarresti të Serbisë.

Postimi i tij i plotë është ky:

Të dashur qytetarë, mbështetja kaq e madhe e kaq e shtrirë dhe e pandërprerë

për asnjë moment për mua, është mbështetje dhe qëndrueshmëri, jo veç për mua,

por për të drejtën tonë të përbashkët, që është krejt e përputhshme me të drejtën

e drejtësinë individuale e kolektive, për të gjithë popujt e lirë!

E kam parë tash e një muaj karvanin e popullit tim që nuk sosej kurrë, e që marshonte

në Prishtinë e në Tiranë, në Shkup e në Gjakovë, në Prizren e Malishevë, në Istog

e në Podujevë, në Obiliq e Rahovec, në Vushtrri e në Deçan, në Kamenicë e

në Lipjan, Ferizaj…e kështu me radhë gjithandej e deri sot me protestën e madhe në Pejë!

Po ashtu mijëra bashkëkombas që kanë protestuar me aq qytetari, që nga Amerika,

Australia e deri te shtetet evropiane, Francë, Angli, Belgjikë, Zvicër, Gjermani,

Itali… Kur një popull është në këmbë, ai e di që është në të drejtën e tij, siç jemi

të gjithë ne edhe këtë herë! Shpejt do të jemi bashkë, sepse kemi shumë

punë për të bërë! Krenar me ju! Ramush Haradinaj.

Ramush Haradinaj

Facebook Comments