Ministri i Punëve të Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj ka

reaguar ndaj mediave serbe ku këto të fundit kanë nisur

një kampanjë agresive kundër kryeredaktores së ‘Zërit’,

Arbana Xharra pas një letre të saj drejtuar BE-së dhe tjerëve.

Hoxhaj përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, ka shkruar se mediat serbe

i janë kundërvënë gazetarës dhe fitueses së çmimeve, Arbana Xharrës e cila

ka demaskuar lajmet e tyre të rreme.

Ai ka thënë se kjo është e papranueshme dhe anti evropiane.

“Me ditë të tera mediat serbe kanë filluar një fushatë sistematike  dhe keqinformimit si

dhe propagandës së dëmshme kundër Kosovës. Tani ata i janë kundërvënë gazetares

dhe fitueses së çmimeve,  Arbana Xharrës  e cila ka demaskuar lajmet e tyre të rreme.

Kjo është e papranueshme dhe anti evropiane”, ka shkruar Hoxhaj.

Enver Hoxhaj

Facebook Comments

Te ngjajshme