Bilall Sherifi nga Nisma për Kosovën thotë se ende nuk po

dihet a do të rrëzohet muri pranë urës mbi lumin Ibër, apo

thjeshtë do të jetë zëvendësim me një tjetër muri. Nëpërmjet

një shkrimi të publikuar në Facebook, ai thekson se

në marrëveshjet me Serbinë gjithmonë ekzistojnë dy

interpretime, sikurse edhe në rastin e murit.

Shkrimi i plotë i Sherifit në Facebook:

Rrënim apo zëvendësim i MURIT Ilegal me një MUR Legal?

Si zakonisht, kur janë në pyetje marrëveshjet me Serbinë, sërish kemi dy interpretime kundërthënëse

me njëra tjetrën. Përderisa bartësit e institucioneve qëndrore të Kosovës thonë se është

arritur marrëveshja për rrënimin e murit, kryetari i Komunës Veriore të qytetit të

Mitrovicës Goran Rakiq thotë se marrëveshja në fakt parasheh jo vetëm rrënimin

e murit aktual por njëkohësisht edhe ndërtimin e një tjetri, vetëm se ky nuk do

të jetë më ilegal dhe 2 metra i lartë por legal dhe me një lartësi prej vetëm 1.20

metra, si dhe do të vendoset disa metra më brenda zonës së këmbësorëve

në sheshin e qytetit. Kjo është ajo që thotë Goran Rakiq.

Tash, nëse në marrëveshje nuk ka diçka tjetër e cila nuk është bërë ende

ublike, atëherë del se kjo marrëveshje më shumë është arritur për t’ua shpëtuar

“fytyrën” drejtuesve të institucioneve, (nëse u ka mbetur ende), të cilët me

deklarata të forta kundër murit kishin rritur shumë pritjet e qytetarëve,

se sa për të hequr njëherë e përgjithmonë murin edhe si mjet edhe si

koncept të cilin Serbia është duke e përdorur në funksion të ndarjes së veriut të Kosovës!

Ditëve në vazhdim do të shihet se cili nga dy interpretimet e marrëveshjes

do të gjej zbatim. Gjithashtu, ditëve në vazhdim do të shohim se a bëhet

fjalë për një marrëveshje për rrënim të murit apo për një marrëveshje

përmes së cilës vetëm bëhet zëvendësimi i murit Ilegal me një mur Legal.

Dhe, me këtë edhe nënshtrimi përfundimtar para politikës së mureve!

 

Facebook Comments