Irani është në mesin e vendeve të prekura nga

kufizimet e udhëtimit, por një foshnjë katër

muajsh nga republika islamike i është lejuar

hyrja në Shtetet e Bashkuara.

Fëmija është e sëmurë dhe ka nevojë për një ndërhyrje urgjente kirurgjikale në zemër.

Rasti i Fatemeh Reshadit ishte prekur më herët nga anëtarja demokrate

e kongresit, Suzanne Bonamici, e cila e kritikoi ashpër urdhrin e

Donald Trump-it në fjalën e mbajtur përpara dhomës së përfaqësuesve.

“Nuk e di çfarë pati në mendje presidenti ynë kur e firmosi këtë urdhër,

por me siguri nuk ka menduar për beben Fatemeh. T’i mbash foshnjat

katër muajshe jashtë kufijve të Amerikës nuk e bën këtë vend më të sigurt.

Kjo thjesht redukton shanset e saj për të jetuar dhe e ul figurën e

SHBA-së në sytë e botës”, tha Suzanne Bonamici, anëtare e Kongresit amerikan.

Mbrëmjen e së premtes, përcjell tch, Gjykatësi Federal, James Robart

në Seattle urdhëroi bllokimin e përkohshëm të dekretit në rang kombëtar.

Me vendimin e tij, Robart i doli kundër juristëve të qeverisë që pretendonin

se shtetet amerikane nuk janë në pozitën të sfidojnë urdhrat ekzekutive

të Trump-it. Protestat kundër urdhrit që solli pështjellim e kaos në

aeroportet amerikane nuk kanë të reshtur.

Njerëzit kanë dalë në rrugët e Sidnejt, Kanbera-s, Njukasëlli dhe

Hobartit në Austriali si dhe në ato të kryeqytetit indonezian Xhakartë

për të treguar se janë kundër diskriminimit.

Masën e Trump-it e kritikoi ashpër dhe ish-ambasadori irakian në

Amerikë, Lukman Faily, i cili e konsideron tejet të padrejtë për

popullin e vet dhe të tjerët.

Facebook Comments