Një sëmundje shkatërruese që vitin e kaluar goditi

të lashtat në Sicili, mund të zgjerohet më 2017 në

Mesdhe e të kërcënojë të mirat e fermerëve të

vegjël, paralajmërojnë ekspertët.

Organizata e Ushqimit dhe e Bujqësisë e Kombeve të Bashkuara (FAO), u bën thirrje

vendeve të Evropës dhe të Afrikës Veriore të marrin masa që sëmundja

e drithërave të mos shndërrohet në epidemi shkatërruese, transmeton Telegrafi.

Vitin e kaluar, sëmundja kishte prekur mijëra hektarë të fushave të grurit në Sicili.

“Diçka të tillë s’kemi parë që pesë a gjashtë dekada”, ka thënë për Reuters,

eksperti nga Qendra Ndërkombëtare e Misrit dhe e Grurit (CIMMYT), David Hodson.

Analizat e CIMMYT-it dhe e Universitetin Aarhus në Danimarkë,

të publikuar në revistën Nature, thonë se epidemia shkaktohet nga një

infeksion fungal që për disa javë mund të shkatërrojë tërë të lashtat

(nëse nuk parandalohet me kohë).

“Është shumë agresive”, paralajmëron Biagio Randazzo, agronom i

cili i pari e ka vënë re këtë sëmundje.

Kjo e keqe mund të përhapet me erë gjatë këtij viti, ndërsa shtetet

që do të preken thuhet se janë Greqia, Shqipëria, Libia dhe Tunizia.

Por, ende ka shpresë se këta organizma nuk kanë mundur të mbijetojnë

temperaturat e ulëta të këtij dimri.

Patologu i bimëve nga FAO, Fazil Dusunceli, thotë se sëmundja mund të

godasë sidomos bujqësitë e vogla në Afrikën e Veriut.

“Për ta parandaluar epideminë duhet përdorimi i hershëm i fungicideve,

por shumë bujq nuk kanë para e as dituri për përdorimin e tyre”, thotë ai.

“Është mirë që të gjithë ekspertët të punojnë në këtë drejtim”.

Në shtetet në zhvillim, miliarda njerëz varen nga drithërat si ushqimi

dhe financimi i tyre kryesor.

 

Facebook Comments