Udhëheqësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës,

Ramush Haradinaj, i cili ndodhet në Francë,

ku po mbahet nga 5 janari si pasojë e një

fletarrestimi të lëshuar nga Serbia, i është

kundërpërgjigjur ministrit të Jashtëm të

Serbisë, Ivica Daçiq, pasi ky i fundit ka thënë

se Haradinaj nuk është arrestuar si politikan

por “si kriminel lufte”.

“Ivica Daçiq, ka hapur luftë personale me mua, që e kam mbrojtur shtëpinë

e popullin tim dhe po i harron krimet që i ka kryer vet e shokët e tij edhe në

gra e në fëmijë”, ka shkruar Haradinaj në faqen e tij zyrtare në Facebook.

“Unë kam qenë luftëtar lirie e jo pushtues e vrasës si ai e shefi i tij!”,

ka thënë ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Pavarësisht se kam bërë luftë mbrojtjëse e në përputhje me ligjet

ndërkombëtare të luftës, unë i jam përgjigjur drejtësisë ndërkombëtare,

e nuk jam fshehur si ai qindra zyrtarë të tjerë serbë, të cilët bashkë me

Daçiqin, i kanë zhdukur dëshmitë e krimeve të kryera në Kosovë!”,

ka shkruar Haradinaj.

Ish-kryeministri i Kosovës ka porositur Daçiqin të flasë “për krimet

e tij e të shokëve të tij”, duke thënë ai gabon nëse mendon që

“i shlyen krimet e veta duke shpifur ndaj meje”.

“Unë kurrë nuk jam shqetësuar kur më janë vërsulur kriminelë

të tipit të tij, as në 98-99 e as sot! Ai duhet të shqetësohet për

krimet e veta, sepse unë kam dalë i pastër si loti!
Hala nuk është vonë që drejtësia ndërkombëtare ta shohë e ta

gjykojë jetën kriminale të Ivica Daçiqit dhe jo vetëm!”,

ka shkruar Haradinaj.

 

Facebook Comments