Noizy duket se është nxehur keq me
një nga pjesëtaret e grupit të tij dhe ia
ka nxjerrë inatin përmes një statusi
të shkruar në Instagram
. Ai shprehet se nuk e kupton mosmirënjohjen që ka kjo anëtare e
grupit, e cila shprehet në intervista se arriti vetë të bëhej pjesë e
kompanisë “Universal” dhe se e ndihmuan anëtarët e stafit të saj.
Se cili është këngëtarja që Noizy degjeneron keq në status dhe e
përjashton publikisht nga grupi deri sa të japë intervistë të saktë,
ai nuk e thotë asnjëherë emrin, por megjithatë, me sa dimë ne,
deri më tani, vetëm Noizy dhe Enca ka mundur të nënshkruajë
një kontratë me “Universal” e cila së fundmi ka dhënë një intervistë për Prive.al.
Statusi i plotë i Noizyt:
“Hajdutët kanë arsye që vjedhin. Ai që vret ka 1 arsye të fort që
vendos të vrasë, gjithë ashtu edhe ai që gënjen ka arsyet e veta
kuptohet, por të jesh mos mirënjohës se kuptoj. E kuptoj që ti do
tu tregosh njerëzve me këmbëngulje që je self made, por të gjithë
e dinë se kush të bëri, të gjithë e dinë kush ishe kur ishe vetëm,
dhe të gjithë e dinë se kush u bëre kur u bashkove me OTR,
këshuqë atë self made shko thuaja dikujt tjetër jo neve. Nuk është turp
të thuash që më ka ndihmuar grupi, sepse do s’do ti, jemi grupi më
i suksesshëm në shqiptari. Ishe a nuk ishe ti, asgjë nuk do të ndryshojë.
Ti dhe “stafi” keni hyrë në Universal me forcat e tua? Cili staf? Shoferi
i makinës apo make up artisti!? Mos harro se as nuk të njihnin dhe u
desh të bisedoja 30 min me ta për ty dhe që vendosëm të japim 1
shans dhe gjithë kjo bisedë është incizuar për prova.
Shko thirr gazetarët prapë dhe jep intervistë të saktë, pa rrena,
se s’ke arsye. Deri atëherë je jashtë grupit OTR”