Këngëtarja e njohur Engjëllusha Salihu

së shpejti pritet të publikojë projektin e saj më të ri.

Engjëllusha tani veçse ka filluar të merret me xhirimet e klipit të saj

që do të jetë solo, transmeton Gazeta Express.

Engjëllusha madje ka bërë publike për fansat e saj edhe titullin e këngës.

“Kanagjegji”, titullohet kënga më e re nga Engji.

Këtë e ka bërë të ditur vetë ajo përmes një fotografie që

ka postuar në profilin e saj në Instagram.

“Shume shpejt projekti me i ri “Kanagjegji””, kishte shkruar Engjëllusha.

Natyrisht mbështetja më e madhe asaj i vjen nga familja e saj.

“Ooo Yll”, i kishte komentuar kunata e saj Learta.

Engjëllushes po i urojnë sukses edhe kolege të saj dhe të nënës.

Është kjo këngëtarja e njohur Shkurte Gashi, që i kishte uruar suksese.

“Urime Yll”, i kishte komentuar këngëtarja e njohur Shkurte Gashi.

Engjëllusha ka marrë komente të shumta duke i uruar suksese asaj.

“Je fantastikee,ke zgjedhur nje keng te vecantt,PO presim me padurim”,

“Zemra imë veq te uroj Nga Zemra shumë Suksesë”,

ishin vetëm disa nga komentet që kishte marrë Engji.

engjellusha

Kjo është hera e parë që Engjëllusha vjen me një këngë solo.

E sa do të ketë sukses, kjo mbetët të shihet.

 

Facebook Comments

Te ngjajshme