Kandidati i VV-së, Ismail Kurteshi,

ka thënë se Vetëvendosja ka fituar

edhe në fshatin e Lufti Hazirit, në

Llovcë të Komunës së Gjilanit.

I entuziazmuar, Kurteshi ka thënë se Vetëvendosja i ka fituar

zgjedhjet edhe në nivel vendi duke theksuar se tani do

të fillojë qeverisja pa korrupsion.

Ai ka bërë me dije se nuk janë të befasuar me rezultatet,

pasi siç ka treguar ai këtë edhe e kanë pritur.

Deri më tash, sipas rezultateve të DnV-së, Vetëvendosja

është renditur e dyta, duke lënë kështu LDK-në të tretën.

Facebook Comments