Pas përfundimit të seancës fillestare në gjykimin për vrasjen e Donjeta Pajazitajt, vëllai i saj, Shkëlqimi, e ka grushtuar të akuzuarin për vrasjen e motrës së tij, Naser Pajazitajt, brenda sallës së gjykatës.

Incidenti ndodhi në momentin kur Naser Pajazitaj po largohej nga salla e gjykatës pasi dëgjoi pretendimet e prokurorisë në akuzat për të cilat po mbahet në paraburgim.

KALLXO.com ishte prezent gjatë gjykimit dhe ka kapur momentin kur i akuzuari u grushtua nga familjari i palës së dëmtuar.

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës kanë ndërhyrë duke arrestuar Shkëlqim Pajazitajn.

Kurse gjatë seancë së sotme, pasi iu lexua aktakuza nga Prokurorja, i akuzuari Naser Pajazitaj tha se ndihet i pafajshëm për vrasjen e Donjetës.

Donjeta Pajazitaj ishte gjetur e vdekur në bjeshkët e Strellcit të Deçanit në dhjetor të vitit 2015, gjashtë javë pasi ishte raportuar e zhdukur nga familjarët.

Facebook Comments