Shkëlqeu në Challange League me Schaffhausenin dhe erdhi edhe hapi i madh në karrierë.

 demhasaj

Fjala është për super talentin kosovar, Shkëlqim Demhasaj i cili nga sot është bërë me skuadër të re.

Sulmuesi i talentuar ka nënshkruar edhe zyrtarisht kontratë të re me gjigantin zviceran Luzern.

21-vjeçari ka debutuar ditë më parë me Përfaqësuesen e Zvicrës U21, ndërsa tani mund të ftohet edhe nga Kosova.

Ai stinorin e fundit ka shkëlqyer në Challange League me Schaffhausenin, ku ishte shënuesi më i mirë.

Në 34 takime të zhvilluara, Demhasaj arriti të shënoi 18 gola dhe asistoi në katër të tjerë.

demhasaj

Demhasaj ka nënshkruar kontratë tri vjeçare me Luzernin, ndërsa shuma e transferimit nuk është bërë e ditur.

“Ai është një lojtar tejet i mirë që luan për ekipin. Edicionin e kaluar shënoi 18 gola me Schaffhausenin dhe kjo tregon se është një shënues i mirë”.

“Në lidhje me detajet e kontratës të dyja skuadrat janë pajtuar që mos të zbulohet asgjë”, ka deklaruar drejtori i Luzernit, Remo Meyer.

Facebook Comments

Te ngjajshme