Ousmane Dembele ka befasuar ekipin e Barcelonës, pasi thuhet se nuk dëshiron bashkimin me ta.

Sulmuesi i talentuar francez nuk dëshiron të qëndroj më në Bundesliga te skuadra e tij, Borussia Dortmund.

Sipas Eurosport, Dembele dëshiron të gjej një skuadër të re, pas largimit nga skuadra të trajnerit Thomas Tuchel.

Megjithatë, francezi nuk dëshiron t’i bashkohet gjigantit katalunas, edhe pse flitej për një interesim të madh të tyre për shërbimet e Dembeles.

Kështu, destinacion i mundshëm i 20-vjeçarit pritet të jetë Liga Premier, ku interesim kanë shfaqur dy skuadrat e mëdha, Chelsea dhe Manchester United.

Facebook Comments