Ylli i Monacos, Kylian Mbappe thuhet se është siguruar nga Zinedine Zidane dhe Florentino Perez se njëri nga anëtar e treshes së sulmit “BBC” do të largohet nga Real Madrid për t’ia bërë një vend atij.

Sipas L’Equipe, trajneri i Realit, Zinedine Zidane dhe Presidenti Florentino Perez takuan personalisht Mbappen dhe babanë e tij dhe përdorën dy “argumente bindëse” përse Los Blancos do të ishte transferimi i duhur.

 

Njëra ishte ambicia e klubit për ta bërë atë lojtarin më të mirë në botë, ndërsa tjetra ishte një garanci se ai do të ishte një sulmues i zgjedhjes së parë – ku njëri nga “BBC” do të shitet, për ta bindur sulmuesin adoleshent, përcjell Telegrafi.

Megjithatë, nuk do të jetë Karim Benzema, i cili është “i paprekshëm”, por më shumë në dritën e largimit të mundshëm është Alvaro Morata te Manchester Unitedi, por jo vetëm kaq.

Kjo lë të kuptohet se Gareth Bale është më në rrezik, edhe pse Cristiano Ronaldo mund të jetë ende një çështje nëse taksat e tij të ikura nga shteti spanjoll nuk do të paguhen së shpejti.

 

Arsenali gjithashtu thuhet se është “çmendur” për 18-vjeçarin, me menaxherin Arsene Ëenger që ka shkuar në shtëpinë e lojtarit për ta bindur atë.

Megjithatë, gazeta AS beson se fuqia tërheqëse e Topçinjve është zvogëluar nga dështimi i tyre për t’u kualifikuar për Ligën e Kampionëve, ndërsa Mbappe është duke marrë parasysh ndryshimin e sponsorëve të tij, nga Nike në Adidas – të cilët janë prodhuesit e fanellave të Madridit.

Facebook Comments

Te ngjajshme