Harry Kane mund të jetë goditja e madhe e Manchester Unitedit në këtë afat kalimtar të verës, pasi thuhet se Jose Mourinho ia ka bërë me dije drejtuesve të klubit se preferon anglezin para Cristiano Ronaldos.  

Manchester United ka siguruar plasmanin për në Ligën e Kampionëve dhe trajneri Jose Mourinho është i etur të ndërtoj një skuadër të fortë që do konkurronte për titullin dhe trofeun më të madh evropian për ekipe.

 

Kështu, gjatë javëve të fundit nëpër media kanë qarkulluar shumë emra që lidheshin me Djajtë e Kuq si: Ivan Perisic, Andrea Belotti, Marquinhos, Jordi Alba dhe së fundmi edhe Cristiano Ronaldo.

Por, sipas Sunday Mirror, “Special One” i ka kërkuar drejtuesve të Unitedit që të thyejnë bankën dhe të afrojnë një shifër rekord prej 100 milionë funteve për sulmuesin e Tottenham Hotspur, Harry Kane dhe të injorojnë portugezin Ronaldo.

Tottenhami nuk ka qenë i gatshëm të dëgjojë ndonjë ofertë për yllin e tyre, por një shifër rekord mund të ndryshojë mendjen e tyre, dhe me Ronaldon duke shpresuar të qëndrojë me Realin, ish-shefi i Chelsea ka kërkuar klubin e tij të bëjnë sa më shpejt një lëvizje në këtë drejtim.

Facebook Comments