Në Shqipëri po vazhdon ende numërimi i kutive të votimit. Deri më tani janë numëruar afërsisht 2500 kuti votimi nga 5362 që janë në total.

Duket se rezultatet e partive politike nga numërimi i këtyre kutive kanë ndryshuar.

PS udhëheq me mbi 51.49% të votave, e ndjekur nga PD me 29.52% të votave dhe LSI me 15.37% të votave.

Bazuar tek numërimi deri tanishëm, rezulton se projeksioni për ndarjen e mandateve është si mëposhtë:
PS – 75 mandate
PD – 41 mandate
LSI – 20 mandate
PDIU – 3 mandate
PSD – 1 mandat.

Facebook Comments

Te ngjajshme