Megjithëse numri i armëve bërthamore në të gjithë globin po zvogëlohet, vendet që zotërojnë arsenale të tilla po modernizojnë rezervat e tyre, sipas një raporti të ri. Kjo tregon se shumica e këtyre vendeve nuk dëshirojnë që të heqin dorë nga armë të tilla, të paktën tani për tani.

Të dhënat e lëshuara nga Instituti Ndërkombëtar i Kërkimeve të Paqes në Stokholm (SIPRI) të hënën vlerësojnë arsenalet bërthamore të nëntë vendeve që i zotërojnë-SHBA, Rusia, Britania e Madhe, Franca, Kina, India, Pakistani dhe Koreja e Veriut.

Thuhet se armë të tilla zotëron edhe Izraeli, por asnjëherë nuk është pranuar publikisht.

Sipas të dhënave, të gjitha vendet përveç Koresë së Veriut posedonin afërsisht 4,150 “raketa operacionale të vendosura” në fillim të vitit 2017.

Koreja e Veriut nuk ishte përfshirë në të dhënat e raketave të vendosura.

Totali për 9 vendet e përmendura barazohet në 14,395 raketa, me një rënie nga vitit 2017, ku shtetet kishin 15,395 të tilla.

Rënia ka ardhur për shkak të SHBA-ve dhe Rusisë, të cilat zotërojnë 93 për qind të të gjitha armëve bërthamore.

Të dy vendet, sipas raportit, kanë reduktuar inventarët e tyre të armëve bërthamore strategjike në kuadrin e Traktatit dypalësh mbi Masat për Reduktimin dhe Kufizimin e Mëtejshëm të Armëve Strategjike (New START), nënshkruar në 2010 nga ish-Presidenti i SHBA Barak Obama dhe ish-Presidenti rus Dimitri Medvedev, transmeton OraNews.

Megjithatë, raporti vëren se “ritmi i reduktimeve të tyre mbetet i ngadalshëm” dhe se modernizimi mbetet ende një objektiv kyç për të dyja vendet.

“Si Rusia ashtu edhe SHBA’të kanë programe të gjera dhe të shtrenjta për modernizimin bërthamor,” thuhet në raport, duke vënë në dukje se SHBA’të planifikojnë të shpenzojnë 400 miliardë dollarë në 2017-26 për ruajtjen dhe përditësimin e forcave të tyre bërthamore.

Facebook Comments