Në RTV Dukagjini u transmetua emisioni i radhës Komiteti, prodhim i Gazetës Express. I ftuar ishte nënkryetari i Partisë Demokratike, Memli Krasniqi.

Ai ka folur për rezultatet e zgjedhjeve, në të cilët PDK si subjekt i vetëm fitoi 23 mandate të deputetëve, edhe pse në vitin 2014 kishte 14 më shumë. Nënkryetari i PDK’së ka treguar se si ndikoi ky rezultat brenda partisë dhe a do të jetë nismë e ndryshimeve në PDK.

Krasniqi ka shpjeguar nëse e kanë ftuar Lidhjen Demokratike për koalicion dhe a do të jenë dy deputetët që ata thonë se i kanë bindur për të votuar Ramush Haradinajn si kryeministër, nga radhët e LDK’së.

Ai ka treguar gjendjen e PDK’së në Prishtinë, ku nuk ka pasur asnjëherë sukses, edhe kur në nivel qendror ka fituar disa zgjedhje me radhë.

Krasniqi ka treguar nëse deri më tani partitë brenda koalicionit PAN kanë ndarë postet në qeverinë që besojnë se do ta krijojnë.

Emisionin e plotë mund ta ndiqni më poshtë:

Facebook Comments