Cristiano Ronaldo për herë të ka filluar pushimet së bashku edhe me binjakët e porsalindur.

Portugezi ka zgjedhur për pushime plazhet fantastike spanjolle të Ibizas teksa është shoqëruar me nënën Maria Dolores, të dashurën mahnitëse Georgina Rodriguez dhe djalin shtatëvjeçar, Cristiano Ronaldo Jr, si dhe dy vogëlushët e sapoardhur në jetë.

 

 

Por, më së shumti që bëri bujë ishte Georgina Rodriguez, e cila kishte vënë syze për të maskuar veten.

Bukuroshen 22-vjeçare thuhet se e kanë kapur ethet shkaku i ftohjes, e cila ka bërë që t’i dalin puçrrat në fytyrë.

Ndryshe, modelja besohet të jetë në muajin e pestë të shtatzënisë dhe pritet që në muajin nëntor të sjell në jetë një vajzë.

Facebook Comments

Te ngjajshme