Edhe familja pesë anëtarëshe e veteranit të UÇK-së Avni Qatani nga Duhla e Suharekës bëhet me shtëpi të re, e gjithë kjo falë Fondacionit Humanitar Golden Eagle e cila në mënyre solemne i dorëzoi çelësat e shtëpisë gjatë ditë së sotme

Gjatë dorëzimit të çelësave ishte prezent edhe kryetari i Komunës së Suharekës, Sali Asllanaj.

Pronari i i Kompanisë “Frutex”, Shaqir Palushi me këtë rast u shprehë se: “Fondacioni “Golden Eagle” vazhdon në mbështetje të familjeve në nevojë.

“Kësaj radhe kemi përzgjedhur familjen e veteranit të UÇK-së, Avni Qatani, i cili pas luftës ka pasur dy probleme: mungesën e kushteve jetësore dhe probleme shëndetësore”.

Ai ka shtuar se do të ndërtohen edhe katër shtëpi në rajone tjera, ndërsa kjo është shtëpia e tretë.

Ndërsa kryetari Asllanaj, ka falënderuar Kompaninë “Frutex” dhe Fondacioni Humanitar Golden Eagle duke thënë se shpresojmë që ky aksion do të vazhdojë edhe viteve tjera, sepse kjo kompani krahas afarizmit pozitiv vazhdon edhe të mbështesë aksionet humanitare.

Që nga muaji shkurt i këtij viti “FRUTEX” ka nisur fushatën për mbledhjen e mjeteve për ndërtimin e shtëpive për familjet në nevojë, ku për çdo produkt të shitur të pijeve RELAX, janë ndarë nga 5 centë, dhe mjetet e mbledhura do të shkojnë në fondacionin humanitar “Golden Eagle” për ndërtimin e këtyre shtëpive.

Facebook Comments

Te ngjajshme