Babastars kanë zgjedhur një mënyrë krejt të veçantë të promovimit të projektit të ri.

Është performanca speciale e tyre në nje klub në Tiranë ajo që për herë të parë do të prezantojë para publikut shqiptar projektin e shumëpritur “High 4 real”.

Është vet Geti ai që në një postim në Instagram ka treguar se të gjithë antarët do të jenë të pranishëm në performancën ku do të promovohet “High 4 real”.

Në këtë foto të publikuar nga Geti shihen edhe antarët tjerë të Babastars të cilët shfaqen me maska.

Ky projekt është i pari për Getin pas një kohë të gjatë dhe pritet të jetë goditja e kësaj vere nga labeli Babastars.

Babastars

Facebook Comments

Te ngjajshme