Chris Martin dhe Shakira kanë një fans të veçantë. Bëhet fjalë për deputetin socialist, Erion Braçe, i cili veç politikës, nuk ngurron të shfaqë në rrjetet sociale pasionet e tij.

Më i flakti është futbolli ku Braçe është tifoz i Juventusit dhe Partizanit nga skuadra kombëtare. Por së fundi zbulojmë se një pasion i tij është edhe muzika. Ai ka shpërndarë në profilin e tij në Instagram, një video të një version të veçantë të këngës “Chantaje” që këngëtarja me famë botërore, Shakira e këndon me Malumën.

Në videon e shpërndarë nga deputeti shqiptar, është një version tjetër i kësaj këngë që Shakira e sjell me këngëtarin e njohur Chris Martin të grupit mjaft të pëlqyer Coldplay.

Kujtojmë se bukuroshja kolumbiane është e martuar me futbollistin Pique që luan me Barcelonën, e ndoshta kjo lidhje e Shakirës me futbollin, e bën edhe më të preferuar për deputetin Erion Braçe.

 

Facebook Comments