Një turist amerikan është rrahur për vdekje në një bar në ishullin grek Zakintos, ku me çrast janë arrestuar një grek dhe një serb me pasaportë britanike, kanë njoftuar autoritetet greke.

Policia greke ka theksuar se amerikan 22 vjeçar kishte marrë lëndime në rrahjen që u shkaktua në një bar në Zakintos.

Policia ka njoftuar se amerikanin herët në mëngjes e kanë rrahur për vdekje një grup njerëzish në një bar në Lagana, transmeton lajmi.net.

Autoritetet greke theksojnë se greku 34 vjeçar dhe britaniku 32 vjeçar me prejardhje nga Serbia janë arrestuar dhe se ata ngarkohen me veprën penale të vrasjes.Hetimi për personat tjerë të përfshirë në rrahje po vazhdon, si dhe shkaku i përleshjes.

Sipas gazetës greke “Kathimerini”, incidenti ka ndodhur në orën 3:15 të mëngjesit, kur amerikani 22 vjeçar është kacafytur me grupin e serbëve në “Bar Kod”.

Siç thuhet, të punësuarit për ruajtjen e 32 vjeçarit britanik me prejardhje serbe, një grup i serbëve dhe barmeni grek 34 vjeç, e kanë mësyrë amerikanin në rrugë dhe kanë filluar të rrahin, duke e lënë pa vetëdije.

Atë më pas spitali e shpalli të vdekur.

Facebook Comments